Spahiu: Nëse do të kemi luftë apo paqe varet nga duart e Vuçiqit

Profesori Nexhemdin Spahiu ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Serbi, duke theksuar se fati "i luftës apo paqes" në rajon varet nga duart e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq

Profesori Nexhemdin Spahiu teksa ishte duke komentuar zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi dhe fitoren e listës së partisë Përparimtare Serbe të Aleksandër Vuçiq, ka theksuar se “nëse do të kemi luftë ose paqe varet nga duart e presidentit Vuçiq”.

Kjo fitore e Vuçiqit në zgjedhje, sipas Spahiut, tregon që populli serb nuk është i prirë ndaj paqes.

“Zgjedhjet në Serbi treguan që populli serb nuk është i prirur drejt paqes me i votu properëndimorët edhe me kry telashe në Ballkan më fqinjët… tregoi që nuk është aq trim sa të bëjë politikën e luftës, po të votojë këta radikalët që ishin kundër planit franko-gjerman, në mënyrë që ishin pro Rusisë, sigurisht që kjo do të ndillet një luftë, dhe ata nuk u pozicionuan në mënyrë të tillë.

Elektorati u pozicionua në vijën politike të Vuçiqit, as luftë as paqe, edhe luftë edhe paqe… Nëse do të kemi luftë ose paqe varet nga duart e presidentit Vuçiq… Sepse zakonisht një shtet para me pushtu një shtet tjetër, ajo paguan agjentë edhe përhap që s’ka rrezik lufte, në mënyrë që me bë invazionin me i gjet pa përgatitë”, ka thënë Spahiu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika