Spahiu: Udhëzimi për shkarkimin e kryetarëve të veriut, hap drejt pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje

Profesori Nexhmedin Spahiu në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin FIVE, ka vlerësuar se udhëzimi administrativ për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore përmes peticionit hap rrugën drejt pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje

Profesori, Nexhmedin Spahiu

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, ka konfirmuar të mërkurën se një udhëzim administrativ, i cili ua mundëson qytetarëve të komunave shkarkimin e kryetarëve të tyre përmes peticionit, do të jetë gati në shtator.

Profesori Nexhmedin Spahiu, ka vlerësuar këtë iniciativë duke theksuar se një mënyrë e tillë e shkarkimit është e paeksploruar në historinë e 16-vjeçare të Kosovës.

Ai po ashtu ka shtuar se kjo është një mënyrë e sigurt për t’i detyruar kryetarët e veriut të japin dorëheqjen dhe që të vendoset një garanci për pjesëmarrjen e komunitetit serb në zgjedhjet e ardhshme, duke e shikuar pjesëmarrjen e tyre nën prizmin e inicimit të peticionit.

“Besoj që kjo është rruga e duhur sepse mënyra përmes dorëheqjes nuk është e sigurt dhe pse ta detyrosh tjetrin të jap dorëheqje me zor. Njëri ndoshta nuk dëshiron të jap dorëheqje nuk mund ta detyrosh, me kap me lidh edhe me i thënë nënshkruaj dorëheqjen”, ka deklaruar ai.

Kështu, profesori Spahiu ka shprehur bindjen se “udhëzimi administrativ për shkarkimin e kryetarëve të veriut është një hap drejt pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje”.

“Në fund asgjë nuk na garanton se do të marrin pjesë serbët në zgjedhje, nëse ato mbahen përsëri. Kështu që nëse mbledhin 20 për qind të trupit zgjedhor të nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve atëherë kjo është një lloj garancie se atëherë do të marrin pjesë në zgjedhje, nuk dihet se më çfarë përqindje por gjithsesi kjo është një lloj garancie ose ata nënshkruan t’i heqin kryetarët  atëherë ata duhet edhe të dalin të votojnë”, është shprehur Spahiu për emisionin FIVE.

Gjithashtu, sipas tij, kjo nismë ka edhe një anë në rrethin diplomatik, për t’i treguar BE-së se janë në ato përpjekje për përshkallëzimin e situatës.

“Tani në veri të Kosovës valon flamuri i Kosovës respektohet rendi dhe ligji më shumë se në cilëndo pjesë të Kosovës”, ka thënë tutje ai.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika