Spalletti :“Edhe Maradona do të ishte krenar”

Trajneri i Napolit , Luciano Spalletti rikujtoi legjendën e klubit, Diego Maradona , pasi pa skuadrën e tij duke mposhtur Ajax me rezultat 6-1 në Ligën e Kampionëve të martën

Ekipi Napoli, UEFA Champions League





Napoli mposhti ekipin Ajax me një fitore madhështore me rezultat 6-1, gjë e cila i lumturoi fansat e ekipit italian.

Skuadra italiane mbeti prapa në fillim të ndeshjes pas golit rikthyes të Mohammed Kudus, por u përgjigj duke shkatërruar nikoqirët me një paraqitje mbresëlënëse.

“Kemi luajtur një lojë të shkëlqyer. Ne kemi treguar se jemi të aftë. Edhe Maradona do të ishte krenar për ne”, u tha Spalletti gazetarëve pas ndeshjes.

Napoli feston fitoren kunder Ajax në Champions League

Maradona, i cili vdiq në vitin 2020 , nuk është kurrë larg mendjes së tifozëve të Napolit pasi ai frymëzoi klubin në epokën e tij më të suksesshme, raporton CNN.

Spalletti, megjithatë, po përpiqet të mbajë këmbët e ekipit të tij në tokë pavarësisht një fillimi të pamposhtur në Serie A.

“Një ndeshje nuk të ndryshon jetën. Ishte një performancë e shkëlqyer. Është shumë bukur të fitosh, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës.” shtoi ai.

Ndërsa Maradona ishte ylli i gjeneratës së tij, sulmuesi gjeorgjian Kvaratskhelia mund të jetë ylli i këtij brezi.

Khvicha Kvaratskhelia

21-vjeçari, i cili shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve kundër Ajax-it, iu bashkua klubit këtë sezon.

Ritmi i tij dhe dhuntia sulmuese i bëjnë fansat ta krahasojnë me Maradonën dhe që atëherë ai ka fituar pseudonimin ‘Kvaradona’.

“Nuk mund të afrohem me Maradonën, por do të jap gjithçka për të qenë një lojtar i madh për këtë klub”, u tha ai gazetarëve muajin e kaluar.

Napoli ka një shans për të siguruar vendin në fazën eliminuese të Ligës së Kampionëve. Ekipi po përgatitet për ndeshjen e tij të radhës në ligë kundër Cremonese të dielën.





Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika