Spanja dhe Brazili raportojnë vdekjet e para nga lia e majmunëve

Të premten e 29 korrikut, Spanja ka raportuar vdekjen e parë nga lia e majmunëve në Evropë. Organizata Botërore e Shëndetetit (OBSH) gjatë javës së kaluar shpërthimin e përhapjes së lisë së majmunëve e dërgoi në nivelin më të lartë të alarmit

Ilustrim

Të premten e 29 korrikut, Spanja ka raportuar rastin e parë të vdekjes lidhur me linë e majmunëve. Vdekja e parë nga lia e majmunëve konsiderohet të jetë fataliteti i parë i Evropës nga sëmundja dhe vetëm i dyti jashtë Afrikës në shpërthimin aktual.

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga 22 korriku, vetëm pesë vdekje ishin raportuar në mbarë botën, të gjitha në rajonin afrikan, raporton CNN.

Organizata Botërore e Shëndetetit (OBSH) të shtunën e kaluar e ka shpallur shpërthimin e përhapjes së lisë së majmunëve me shpejtësi të një emergjence shëndetësore globale duke e dërguar nivelin më të lartë të alarmit.

Në raportin e saj të fundit, Ministria Spanjolle e Shëndetësisë thuhet se 4 mijë e 998 raste ishin konfirmuar në vend. Nga 3 mijë e 750 pacientët për të cilët kishte informacion, 120 prej tyre ishin shtruar në spital dhe një kishte vdekur, pa dhënë detaje të mëtejshme.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika