Specialja bastisë shtëpinë e Haxhi Shalës, e mban në ndalim

Haxhi Shala është ish-komandanti i radhës i UÇK-së, ndaj të cilit Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kryer bastisje. Shtëpia e Shalës në fshatin Banjë të Malishevës u bastis sot, përderisa ai vet po vazhdon të mbahet në zyret e EULEX-it në Fushë Kosovë

Zyrtarëve të EULEX-it sërish u doli punë në asistimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Të hënën, me urdhër të kësaj të fundit, është bastisur shtëpia e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala.

Ish-komandantit të UÇK-së, i është bastisur shtëpia në fshatin Banjë të Malishëvës, prej nga edhe u mor nga zyrtarët e EULEX-it dhe u soll në zyrat e tyre në Prishtinë.

Gjatë aksionit, atij i është sekuestruar telefoni mobil.

E gjithë bastisja, sipas mbrojtësit të Haxhi Shalës, Xhevdet Smakiqi u krye pa prezencë të avokatit, veprim që sipas tij përbënë shkelje.

“Konsideroj që e gjithë bastisja është arbitrare, e kundërligjshme, sepse Kodi i Procedurës Penale, por edhe Ligji për Dhomat e Specializuara, po edhe Konventat Ndërkombëtare që janë të zbatueshme në Kosovë, obligojnë organet që bastisjet të bëhen në prezencën e avokatit, kushdo qoftë i dyshuar”, ka thënë avokati, Xhevdet Smakiqi.

Smakiqi thotë se të gjitha informacionet për rastin i morri nga familja e Shalës.

“Është i dyshuar. Siç e kemi parë një fushatë të ZPS-së kohëve të fundit, për sa i përket veprave penale sa i përket kundër administrimit të drejtësisë, pengimin e drejtësisë, ndikimin në dëshmitarë dhe konsideroj se ky është dyshimi i ZPS-së. Por që duke u mbështetur në profilin e zotëri Haxhi Shala, konsiderojmë se të gjitha janë vetëm dyshime”, ka thënë Smakiqi.

Televizioni Dukagjini ka mësuar se Shalës i është bastisur edhe banesa në Prishtinë para disa muajve, ku gjithashtu i ishte konfiskuar një telefon mobil.

Kjo bastisje ishte zhvilluar në heshtje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pa lëshuar ndonjë njoftim për publikun për rastin konkret, por në një përgjigje, thanë se ky aksion është vazhdimësi e aksioneve të zhvilluara në javët e fundit.

Ish-komandanti Shala ishte intervistar nga ZPS-ja edhe në vitin 2020. Asokohe, në një intervistë televizive, ai kishte thënë se ishte intervistuar si i dyshuar për një vrasje që kishte ndodhur gjatë luftës.

 

 

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika