Spitali më i madh i Gazës “jashtë funksionit”: Pacientët po vdesin – Izraeli mohon sulmin

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), spitali më i madh në Gazë, Al-Shifa, është jashtë funksionit. Vdekjet mes pacientëve po rriten, dhe rrethanat e vështira po përkeqësohen nga konflikti. Ministria e shëndetësisë e Gazës thotë se mbi 2,000 persona janë brenda spitalit, përfshirë pacientë, personel mjekësor dhe njerëz të zhvendosur. Kurse, ushtria izraelite ka ofruar ndihmë për evakuimin e foshnjave të cenueshme nga spitali, por mohon se ka goditur spitalin gjatë luftimeve

Spitali më i madh në Gazë, Al-shifa, është jashtë funksionit ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), duke theksuar se vdekjet në mesin e pacientëve po rriten.

Sipas tyre, në zonën përreth spitalit ka “të shtëna të vazhdueshme me dhe bombardime”, gjë që “ka përkeqësuar rrethanat tashmë kritike”.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thotë se më shumë se 2,000 njerëz janë brenda Al-Shifa, duke përfshirë pacientë, personel mjekësor dhe njerëz të zhvendosur.

Ushtria izraelite ka përsëritur se është “gati të ndihmojë” në evakuimin e dhjetëra foshnjave të cenueshme nga spitali – por mohon të ketë goditur spitalin gjatë luftimeve me Hamasin, shkruan BBC.

Mjekët në Al-Shifa thonë se kanë frikë se 36 foshnjat e mbetura të porsalindura që kanë nevojë për trajtim intensiv mund të vdesin, ndërsa shoqata bamirëse “Medical Aid for Palestinians” thotë se pa ambulanca, pajisjet e nevojshme ose një spital për të transferuar foshnjat e lindura para kohe, “nuk ka asnjë tregues se si kjo mund të bëhet në mënyrë të sigurt”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika