Stano: BE-ja ka koordinim të ngushtë me NATO-n, kjo u dëshmua në veri të Kosovës

Zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se BE-ja ka koordinim të ngushtë me NATO-n dhe kjo më së miri u dëshmua në situatën e fundit në veri të Kosovës

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme (BE), Peter Stano ka thënë se BE-ja ka bashkëpunim shumë të ngushtë dhe të mirë me NATO-n.

Në një konferencë për media, Stano ka thënë se ky bashkëpunimi i ngushtë i BE-së me NATO-n është dëshmuar edhe në praktikë në situatën e fundit në veri të Kosovës.

“Nuk është sekret që në kontekstin aktual strategjik bashkëpunimi i BE-së me NATO-n është më i rëndësishëm dhe relevant se kurrë më parë. Kjo është parë edhe në praktikë. Rasti i fundit ishte në veri të Kosovës mes Krishtlindjeve dhe pushimeve për Vitin e Ri, kur BE-ja dhe NATO u koordinuan ngushtë në terren”, ka thënë Stano.

Ndër të tjera, ai ka thënë se BE dhe NATO janë të koordinuar ngushtë edhe në kontekstin e agresionit ilegal rus ndaj Ukrainës.

“Po ashtu, jemi të koordinuar dhe po punojmë shumë ngushtë edhe në kontekstin e agresionit ilegal rus ndaj Ukrainës. Sigurisht se është e rëndësishme nënshkrimi i një deklarate të përbashkët, dhe presim të ndodhë kjo sa më shpejt të jetë e mundur”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika