Stano: Nuk është planifikuar takim Kurti-Vuçiq në Zvicër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që do të mbahet javën e ardhshme në Davos, Zvicër. Megjithatë, nuk është planifikuar ndonjë takim mes tyre në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi gjatë këtij forumi

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq javën e ardhshme do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Por, mes tyre nuk është planifikuar të zhvillohet takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano për portalin rtv21.tv ka thënë se nuk ka asnjë takim trepalësh mes tyre me askënd nga institucionet e BE-së të planifikuar në Davos.

Ndërsa, nga Qeveria e Kosovës në një deklaratë për Telegrafin kanë thënë se agjenda e kryeministrit ende nuk është finale dhe se për takimet që Kurti do t’i zhvillojë në margjinat e forumit, do të dalin me një njoftim.

“Kryeministri Kurti do të marrë pjesë javën e ardhshme në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër. Sa i përket agjendës së kryeministrit atje, ajo ende nuk është finale andaj dhe për takimet të cilat do të zhvillohen në margjina të forumit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Ndryshe, Forumi Ekonomik në Davos të Zvicrës do të fillojë më 15 janar dhe do të zgjasë katër ditë.

Moto e këtij edicioni të Forumit do të jetë “Rindërtimi i besimit”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika