Stano: Takimi në Berlin synon të mbështesë dialogun

Zëdhënësi i BE-së, Stano, ka thënë se takimi i 4 majit në Berlin synon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve

Flamuj të Bashkimit Evropian

Të mërkurën e 4 majit, kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të mirëpresë në selinë e tij Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Po në këtë ditë, në Berlin do të udhëtojë edhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian(BE), Miroslav Lajçak.

Kurti dhe Vuçiq pritet që të takohen në Berlin, me praninë e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak fillimisht do të takohet me kancelarin Scholz e pastaj do të zhvillojë takim të veçantë jozyrtar me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Ndërsa sa i përket procesit se si do të shkojë ky takim dhe çfarë synon, Zëdhënësi i BE-së Peter Stano është prononcuar për Telegrafin.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

“Me ftesë të kancelarit Scholz, emisari Lajçak do të udhëtojë, gjithashtu, në Berlin për t’u takuar me kancelarin dhe më pas për të zhvilluar një takim jozyrtar të veçantë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti”, ka thënë Stano.

Ai ka shtuar se ky takim synon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan për herë të parë më 15 qershor të vitit 2021 në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Takimi i dytë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit është realizuar më 7 korrik 2021, dhe që atëherë nuk ka pasur takime të tjera në nivel të lartë.

Kurti do të takohet me kancelarin gjerman dhe përfaqësuesin e BE-së

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika