Starmer: Askush nuk mund ta përcaktojë të ardhmen e Grenlandës përveç Danimarkës

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar qëndron fuqishëm përkrah Danimarka në mbrojtjen e Grenlandës, duke theksuar se vetëm Grenlanda dhe Danimarka kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e ishullit.

Komentet e tij erdhën si përgjigje ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka sugjeruar se Grenlanda i nevojitet Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qëllime mbrojtjeje.

“Grenlanda dhe Mbretëria e Danimarkës duhet të përcaktojnë të ardhmen e Grenlandës dhe askush tjetër”, u shpreh Starmer para gazetarëve.

I pyetur edhe për situatën në Venezuela, kryeministri britanik tha se tani i takon Shtetet e Bashkuara të Amerikës të arsyetojnë veprimet e tyre, ndërsa Britania, sipas tij, i gjykon shtetet e tjera mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare.

Duke theksuar se situata është komplekse, Starmer deklaroi se qëndrimi i Londrës mbetet i pandryshuar: nevoja për një tranzicion paqësor dhe demokratik në Venezuelë.

“E drejta ndërkombëtare është korniza dhe standardi mbi të cilin ne vlerësojmë veprimet e të gjitha qeverive. Sigurisht që SHBA-së i takon të justifikojë veprimin që ka ndërmarrë. Nuk është një çështje e thjeshtë, është e ndërlikuar dhe vazhdon të zhvillohet”, tha ai.

Starmer shtoi se nuk pendohet që Nicolás Maduro nuk është më president i Venezuelës, por theksoi se synimi duhet të jetë krijimi i një qeverie më demokratike në vend.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika