“Statusi i strukturave paralele do zgjidhet në dialog”, Këshilltari i Kurtit i përgjigjet Stanos: Mos t’i ngatërrojmë gjërat Peter

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, ka reaguar ndaj deklaratave të Peter Stanos, zëdhënësit të Bashkimit Evropian (BE). Zulfaj ka kundërshtuar qëndrimin e Stanos dhe ka theksuar se ai ka ngatërruar kontekstin dhe qëllimin e dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, i ka reaguar të dielën Peter Stanos, zëdhënësit të Bashkimit Evropian (BE).

Stano duke përfaqësuar qëndrimin e BE-së, ka kundërshtuar veprimet e institucioneve të Kosovës për mbylljen e disa institucioneve të drejtuara nga Serbia në Kosovë. Sipas Stanos këto çështje duhet të adresohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“BE  është e shqetësuar për operacionet e Policisë Speciale në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia. BE-ja i kërkon edhe një herë Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Stano.

Por Zulfaj ka thënë se Stano e ka ngatërruar kohën në të cilën jetojmë, si dhe për çfarë shërben dialogu Kosovë-Serbi i lehtësuar nga BE-ja.

“Le të mos ngatërrojmë as periudhën në të cilën jetojmë, as se për çfarë është dialogu në Bruksel, Peter. Institucionet e drejtuara nga serbët ia mbathën me ushtrinë serbe në vitin 1999 pasi kryen spastrim etnik dhe gjenocid, qindra masakra dhe vranë mijëra civilë, duke përfshirë 1,133 fëmijë”, ka shkruar Zulfaj në platformën “X”.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika