Stavileci: Bedri Hamza i dha vulë projekteve më të mëdha kapitale në Kosovë

Anëtari i PDK-së, Blerand Stavileci, ka vlerësuar figurën politike të Bedri Hamzës, kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, duke e cilësuar atë si një nga eksponentët kryesorë të ngritjeve më të mëdha shtetërore që ka përjetuar Kosova.

Duke folur në Debat Plus, Stavileci theksoi se Hamza ka qenë njeriu që ka dhënë “vulën” për shumë projekte kapitale të realizuara ndër vite.

Sipas tij, ndonëse këto projekte kanë qenë pjesë e vizionit të PDK-së gjatë udhëheqjes së ish-kryeministrit Hashim Thaçi, ishte Bedri Hamza ai që, si kujdestar i buxhetit të shtetit, i bëri ato të realizueshme.

“Sa i takon kryetarit si risi, absolutisht gjatë kësaj periudhe këtë që e shohim Bedri hamza edhe si njëri prej eksponentëve kryesor të ngritjeve më të mëdha që i ka pas shteti jonë. Vulat e shumë projekteve kapitale i ka dhënë në fakt ai. Kanë qenë krijesa të PDK-së me kryetar Hashim Thaçin, por njeriu që i ka dhënë vulën dhe i cili i ka bërë të mundshme këto, i cili një njërën anë ka qenë kujdestar i buxhetit, një mbrojtës, një njeri që ka ruajtur deri me fundamentalizmin më të madh stabilitetin makrofiskal, në anën tjetër nëpërmjet politikave kreative financiare ka mundësuar që të zhvillohen këto projekte. Dhe janë realizuar me qindra projekte kapitale…

Bedri Hama ka krijuar një figurë shumë të baraspeshuar politike, i cili asnjëherë nuk fyen dhe ofendon. I cili sjellë uniteti, i cili as që e ka në fjalorin e tij fjalën përçarje e lërë më të bëjë veprime që çojnë në përçarje e njerkave tanë”, ka thënë Stavileci.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika