Stavileci: Gjuha e Kurtit tregon panik, shumica do të formohet nga PDK me Bedri Hamzën

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerand Stavileci, ka komentuar gjuhën politike të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se po reflekton panik dhe frikë nga humbja në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Stavileci është shprehur i bindur se këtë herë, pas zgjedhjeve të 28 dhjetori, shumica do të formohet nga Partia Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga kandidati për kryeministër Bedri Hamza.

“Kjo gjuhë  e kryeministrit në largim diçka tregon, nëse e analizojmë nga një këndvështrim tjetër. Do të thotë ka një panik. Atë që më së shumti ai e thoshte dhe iu referente në të kalurën, thoshte ‘nuk është e rëndësishme se kush del i pari, se kjo nuk është një garë automobilistike, por kush e ka shumicën për ta bërë qeverinë’.

Përsëri në këto zgjedhje do të jetë një garë për ta bërë shumicën, dhe jam i bindur që PDK-ja në krye me Bedri Hamzën do të bëjë shumicën shqiptare…”, ka thënë Satvileci.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika