Stefan Löfven zgjidhet kryetar i Partisë së Socialistëve Evropianë

Ish-kryeministri suedez Stefan Löfven, është zgjedhur kryetar i Partisë së Socialistëve Evropianë. Parti kjo e cila përbëhet nga 33 parti socialiste-demokratike nga i gjithë kontinenti evropian

Stefan Löfven, Kryetar i Partisë së Socialistëve Evropianë

Ish-kryeministri suedez Stefan Löfven është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Socialiste Evropiane (PES).

PES është orgaznizata që bashkon 33 parti socialiste-demokratike nga i gjithë kontinenti evropian.

Löfven është pasardhës në pozitë e e kryetarit pas Sergej Stanishev të Bullgarisë, i cili ka udhëhequr grupin që nga viti 2011.

Kryetari i sapo zgjedhur ka thënë se qëllimi i tyre është të tregojnë vlerën e politikës pragmatike, raporton euronews.

“Është për t’u treguar njerëzve se rruga e duhur përpara nuk është ekstremizmi, është politika praktike,” tha Löfven. “Dhe politika më e ndritur është gjithashtu ajo ku ne qëndrojmë së bashku. Është kur jemi të ndarë që jemi më të dobëtit dhe kjo është pikërisht ajo që dëshiron e djathta ekstreme”, ka thënë ai.

Löfven, ishte kryeministër suedez nga viti 2014 deri në vitin 2021, i cili ishte zgjdhur i pakontestueshëm në kongresin e partisë në Berlin pasi Stanishev dhe ka thënë se nuk do të kërkojë një mandat të katërt.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika