Stoltenberg flet me Kurtin pas zhvillimeve në Veri: Të ruhet qetësia dhe të shmangen veprimet e njëanshme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës. Ai ka thënë se të gjitha palët duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike (NATO), Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike (NATO), Jens Stoltenberg, ka njoftuar për diskutimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas zhvillimeve të fundit në Veri të Mitrovicës.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Stoltenberg, e ka ritheksuar nevojën për ruajtjen e qetësisë dhe shmangien e veprimeve të njëanshme.

“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg.

KFOR-i ka konfirmuar se gjendja e përgjithshme e sigurisë në komunat veriore të Kosovës ishte e tensionuar.

Përmes një komunikate për media, thuhej se misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO po monitoron nga afër dhe është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e OKB-së e vitit 1999.

“Misioni ynë i KFOR-it i udhëhequr nga NATO është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, thuhet se NATO vazhdon të mbështesë plotësisht procesin e normalizimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë negociatat.

“Është e rëndësishme që kjo të vazhdojë. Kjo është kritikë për paqen dhe sigurinë rajonale. Dialogu konstruktiv është kyç për stabilitetin rajonal”, vijon njoftimi.

Po ashtu, është thënë se KFOR-i do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt në Kosovë gjatë gjithë kohës, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika