Stoltenberg: NATO qëndron në solidaritet me Turqinë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas sulmit në Stamboll, ka thënë se NATO qëndron në solidaritet me Turqinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg





Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pas sulmit në Stamboll, ku humbën jetën gjashtë persona dhe dhjetëra të tjerë pësuan lëndime.

Në një postim në Twitter, Stoltenberg ka thënë se NATO qëndron në solidaritet me Turqinë.

“Pamje tronditëse nga Stambolli. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella për të gjithë ata që janë prekur dhe për popullin turk. NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë, Turqinë”, ka shkruar Stoltenberg.

Ndryshe, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se informacionet fillestare tregojnë se një grua ka luajtur rol në shpërthim.

Erdogan ka thënë se ngjarja e së dielës “mban erë terrorizëm”.

“Përpjekjet për të mposhtur Turqinë dhe popullin turk përmes terrorizmit do të dështojnë sot ashtu si dje dhe si do të dështojnë sërish nesër. Njerëzit tanë mund të jenë të sigurt se fajtorët pas sulmit do të ndëshkohen ashtu siç e meritojnë”, ka thënë ai në një konferencë pas shpërthimit.

Ndërkaq, numri i të vdekurve nga shpërthimi në Taksim ka shkuar në gjahstë, kurse i të lënduarve në 53.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit që ndodhi në rrugën “Istiklal”, ndërsa dyshohet për sulm terrorist.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika