Stoltenberg për takimin Kurti-Vuçiq: Zhgënjyese, është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se koha është për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike

Sekretari i NATO-s, Jens-Stoltenberg





Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur i zhgënjyer për mos arritjen e një marrëveshje për çështjen e targave midis Kosovës dhe Serbisë.

Me anë të një postimi në Twitter, Stoltenberg ka thënë se koha është për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike.

Ai ka thënë se të dy palët duhet të shmangin përshkallëzimin e situatës.

“Bisedova me Josep Borrell. Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget. NATO mbetet vigjilent”, ka shkruar Stoltenberg.

Pas më shumë se tetë orëve takim në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të ndërmjetësuar nga BE, tashmë i njëjti ka përfunduar, por pa sukses.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, në një konferencë për media ka thënë se Kosova ka vendosur që ta vazhdojë më masën e gjobitjes për automjetet e targave ilegale, që nga 22 nëntori.

“Por pas disa orësh diskutimi të dyja palët, dy palët nuk u morën vesh për një zgjidhje sot. Mendoj se është në përgjegjësinë e tyre për çdo eskalim të mundshëm të situatës. Për transparencë duhet të them se kemi se ne e kemi propozuar një marrëveshje që mund ta shmangte këtë situatë. Vuçiq e pranoi këtë propozim Kurti jo”, ka thënë Borrell.

Borrell ka theksuar se është në përgjegjësinë e tyre për çdo eskalim të mundshëm të situatës.

“Po kemi një mision atje Eulexin, dhe trupat e KFORIT por nuk mund ta marrin rolin e policisë lokale, nuk është në mandatet e tyre dhe kapacitetet e tyre. Zbatimi Ligji nuk mund të përdoret si justifikim për tensione dhe eskalime. Ku nuk respektohet një obligim të marrë vesh shumë vite më parë në dialog. EU, vazhdueshëm kanë bërë thirrje për de-eskalim. Ky takim ishte për përgjegjësi të liderëve që në mënyrë urgjente të marrin veprime për de-easkalim të situatës. Për të siguruar që paqja do të jetë e sigurt”, shtoi ai.

Sipas Borrell ky rreth i krizave duhet të ndalet.

“Vuçiq dhe Kurti, me mandate të forta, presim nga ta të tregojnë lidership dhe të marrin hapa për t’i normalizuar marrëdhëniet”.

Deri më 20 nëntor janë shqiptuar rreth një mijë e 740 qortime, për shoferët e makinave me targa ilegale serbe.

Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin e saj nga 1 nëntori. Plani për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia ka paraparë tri faza.

Faza e parë përfshiu qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.

Zbatimi i këtij plani është paraparë të përfundojë më 21 prill dhe nga ajo datë, parashihet që në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa të ligjshme, RKS, apo Republika e Kosovës.

Vendimi për targat ka tensionuar situatën në veri të Kosovës.

Të mbështetur nga Serbia, shumica e serbëve në veri e kundërshtojnë këtë proces dhe insistojnë në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës – nisur nga policia deri te Kuvendi dhe Qeveria.

Ndërsa partnerët ndërkombëtarë po ashtu i kanë bërë thirrje Kosovës që të nisë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika