Stoltenberg: Themelimi i Asociacionit do të ishte hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se i mirëpret propozimet e fundit për themelimin e Asociacionit dhe se sipas tij, ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe drejt paqes afatgjate në rajon

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencë të përbashkët me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Prishtinë, 20 nëntor 2023

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“NATO-ja mbështet edhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe të dyja anët duhet të angazhohen në mirëbësim. I mirëpres propozimet e fundit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe drejt paqes afatgjate dhe të qëndrueshme në rajon”, ka thënë Stoltenberg.

Stoltenberg ka thënë se në takim me presidenten Vjosa Osmani kanë diskutuar edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ai ka thënë se sulmet e tilla të dhunshme janë të papranueshme.

“Sulmet e tilla të dhunshme janë të papranueshme, ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës. NATO-ja ka reaguar më shpejtësi, kemi sjellë 1000 trupa të NATO-s në Kosovë, kemi dërguar armë më të rënda dhe kemi ngritur patrullat në veri. Këta janë hapat e shpejtë për të treguar që KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e OKB-së në të gjitha vendet, në çdo kohë”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Ai ka thënë tutje se çdo vendosje e forcave të Policisë së Kosovës në veriun e vendit duhet të marrë konfirmimin e NATO-s. “Çdo vendosje e forcave të Policisë së Kosovës duhet të marrë konfirmimin e NATO-s… Paqja dhe siguria nuk duhet të rrezikohen”, ka shtuar Stoltenberg.

Tutje, sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka theksuar se do të bëjnë çdo gjë që është e nevojshme për të mbajtur një mjedis të sigurtë në Kosovë.

“Do të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbajtur një mjedis të sigurtë dhe lëvizje të lirë për të gjithë njerëzit në Kosovë. Stabiliteti në rajon vendoset nga të gjitha anët që duhet të zgjedhin diplomacinë mbi dhunën dhe t’i nderojnë zotimet ekzistuese”, ka theksuar ai.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika