Studentët e Juridikut, në top 3-she në garën ndërkombëtare për drejtësi

"Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në botë! Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë"

Studentët kosovarë të Fakultetit Juridik kanë arritur sukses në garën botërore “Willem C Vis International Arbitration Moot”, në Vjenë të Austrisë, duke arritur të shkonin deri në gjysmëfinale.

Nga 364 universitete në botë, studentët e UP-së kanë arritur t’i lënë mbrapa 360 universitete tjera, si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE.

“Willem C Vis International Arbitration Moot” është garë e arbitrazhit ndërkombëtarë komercial dhe cilësohet si gara më e madhe e drejtësisë në botë.

Për këtë sukses i ka uruar presidentja, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se kjo dëshmon se me punë e përkushtim arrihet gjithçka.

“Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në botë! Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, Willem C Vis. Ata poashtu fituan çmim të veçantë për Memorandumin për palën e paditur. Kjo ekipë këtu në foto dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka. Krenare sa më ska!

Bravo studentëve Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe Trajnerët: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika