Sulm me thikë në një shkollë fillore në Kinë, dy të vdekur e dhjetë të plagosur

Dy persona janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur pasi një grua e armatosur me thikë të frutave ka kryer një sulm brutal me thikë në një shkollë fillore në Kinë

Dy persona janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një shkollë fillore në provincën jugore Jiangxi të Kinës.

Kështu ka thënë policia, ndërsa, nuk dihet ende nëse mes viktimave ka edhe fëmijë.

Sulmi ndodhi në shkollën fillore në qytetin Guixi. Policia ka thënë se është kryer nga një grua 45-vjeçare, e cila ka përdorur një thikë të frutave.

Që atëherë ajo është nën kontroll, ka shtuar policia në një deklaratë në mediat sociale.

Prindërit në shkollë kanë përshkruar tronditjen dhe frikën e tyre kur dëgjuan se sulmi kishte ndodhur.

“E mora lajmin në mesditë dhe isha shumë i tronditur”, ka thënë njëri për BBC, duke folur në kushte anonimiteti.

Një baba tjetër – i cili gjithashtu nuk donte të përmendej – ka thënë: “Sigurisht, ne jemi të frikësuar. Nuk janë vetëm fëmijët, edhe ne të rriturit jemi shumë të frikësuar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika