Sulm në shtëpinë e drejtorit ekzekutiv të OpenAI, arrestohet autori

Një 20-vjeçar është arrestuar pasi hodhi një koktej molotov jashtë shtëpisë së drejtorit ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman. Ngjarja u regjistrua të premten duke ngritur alarm tek autoritetet.

I dyshuari hodhi molotovin në rezidencën e Altman në North Beach. I njëjti person kërcënoi se do të digjte selinë e OpenAI në qytet.

Policia e San Franciskos tha në një deklaratë se iu përgjigj një telefonate për një incidenti pasi një person hodhi koktej ,olotov. Autoritetet thanë se pati një zjarr në një portë të jashtme. Pas ngjarjes, i dyshuari u largua në këmbë.

Nga sulmi nuk pati të lënduar. Rreth një orë më vonë, policia iu përgjigj raportimeve nga një biznes në lagjen Mission Bay, ku ndodhet selia e OpenAI, se një person po kërcënonte se do të digjte ndërtesën.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika