Sulm seksual ndaj të miturës në shkollë – arrestohet punëtori teknik

Një nxënëse e SHFMU “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një punëtor teknik i kesaj shkolle. Policia ka arrestuar të dyshuarin, derisa nga prokuroria pritet të kërkohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit

Foto ilustrim

Problemi me ujin në Shkollën Fillore “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, u bë shkak për një rast që mund të jetë më i rëndë.

Një 14 vjeçare, nxenëse e kësaj shkolle, dyshohet se është sulmuar seksualisht nga punëtori teknik, gjatë kohës kur ajo i kërkoj ndihmë për rregullimin e këtij problemi në banjon e shkollës.

E pas ardhjes së punëtorit për të rregulluar këtë problem, e mitura pretendon se është ngacmuar seksualisht nga ai.

Krejt kjo situatë është e xhiruar nga kamera e vendosur në këtë shkollë, mirëpo jo edhe momenti kur e mitura del nga banjo.

Drejtori i kësaj shkolle, gjërsa tregon detaje të xhiruara nga kamera, thotë se në bazë tyre, rasti ka ndodhur brenda 7 sekondave, derisa tregon se çka i ka thënë i dyshuari.

“Ka thënë se unë nuk kam kurgjo faj, as nuk kom fol kurgjo, jom hy e kam rregullu çeshmen, kam lëshuar ujin e kam rregulluar defektin dhe kam dal. Shumë mirë shihet në kamerë që ka dal, ndërkohë vajza thotë që ka tentu mem prek”, është shprehur Toplana.

E menjëherë pas lajmërimit të rastit nga drejtori, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe rasti i tij është inicuar në organet gjegjëse.

Ndërkohë nga Qendra për Punë Sociale në Komunën e Malishevës, thonë se i kanë ofruar të gjithë ndihmën të miturës.

“QPS ka hapur rastin dhe ka caktuar menaxheren e rastit, gjatë intervistimit QPS i ka ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme, ndihmë mjekësore, psikologjike dhe në rast nevoje i është ofruar edhe strehimi të mitures”, ka theksuar Berisha.

Rasti, ka shokuar edhe prindër të tjerë që kanë fëmijët të regjistruar në këtë shkollë.

“Çdo ditë kemi ardh për t’i marrë fëmijët, nuk kemi parë asgjë të keqe për personin në fjalë, sjellja e tij ka qenë çdo herë e mirë”, ka shtuar Toplana.

Nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, është bërë e ditur se aktualisht i dyshuari ndodhet në ndalim për 48 orë, ndërsa ndaj tij pritet të kërkohet masa e baraburgimit.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika