Sulme me dronë ndaj trupave amerikane në Irak

Forcat e koalicionit në Irak pësuan dëmtime të lehta pas një serie sulmesh me dronë gjatë 24 orëve të fundit kundër bazave amerikane

Forcat e koalicionit në Irak pësuan dëmtime të lehta pas një serie sulmesh me dronë gjatë 24 orëve të fundit kundër bazave amerikane, në mes të shtimit të tensioneve rajonale pas shpërthimit vdekjeprurës në një spital në Gaza.

Dy dronë vunë në shënjestër bazën ajrore al Asad në Irakun perëndimor, të përdorur nga forcat amerikane, dhe një dron goditi një bazë në Irakun verior, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Associated Press. Zyrtari amerikan foli në kushte anonimiteti, sepse nuk ishte i autorizuar të fliste për sulmet.

Forcat amerikane i gjurmuan të tre sulmet me dronë, duke shkatërruar dy prej dronëve dhe dëmtuar të tretin, i cili shkaktoi dëmtime të lehta në mes të forcave të koalicionit në bazën perëndimore, sipas një deklarate të ushtrisë amerikane.

“Në këto momente alarmante, po vëzhgojmë me vigjilencë situatën në Irak dhe rajon. Forcat amerikane do të mbrojnë forcat e koalicionit kundër çdo kërcënimi”, tha Komanda Qendrore përmes një deklarate.

Grupe të armatosura të mbështetura nga Irani kanë kërcënuar se do të sulmojnë objektet amerikane në Irak për shkak të mbështetjes së Uashingtonit për Izraelin.

Rezistenca Islamike në Irak, një organizatë ombrellë e grupeve të armatosura të mbështetura nga Irani, lëshoi një deklaratë duke marrë përgjegjësinë për dy sulmet dhe duke paralajmëruar më shumë operacione kundër pushtimit amerikan, siç u shpreh ajo.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika