Sulme të shumta nga Uruguai e Korea e Jugut, por përfundon pa gola pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Uruguait dhe Koresë së Jugut me rezultat të barabartë

Pamje nga ndeshja Korea e Jugut – Uruguai





Ndeshja e dytë e së enjtes, në Kampionatin Botëror ka filluar në mes Uruguait dhe Koresë së Jugut, pjesa e parë tashmë ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0.

Përfaqësuesja e Uruguait dhe e Koresë së Jugut kanë krijuar disa sulme drejt golit për të kaluar në epërsi por deri në gjysmën e ndeshjes nuk u shënua asnjë gol nga skuadrat në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Qendërmbrojtësi, Diego Godin në minutën e 43-të ishte shumë afër për të shënuar golin e parë për skuadrën e tij Uruguai, por topi i shënjestruar me kokë qëlloi shtyllën.

Po ashtu, Korea e Jugut kishte një super mundësi në pjesën e parë të minutës së 34-të, pasi Moon-Hwan Kim e dërgoi topin në zonën e penalltisë dhe në rrugën e Ui-jo Hwang, i cili, nuk arriti të shënoj golin e gjuan topin mbi portën uruguaiane.

Pamje nga ndeshja Korea e Jugut – Uruguai

Edhe mbrojtësi i Uruguait, Mathias Olivera duke i pasuar sulmuesit Darvin Nunez, u munduan të shënonin por nuk u arrit as nga ana e tyre goli i parë.

Korea e Jugut ka pasur më shumë çaste të posedimit të topit, dhe dukej se ishte skuadra më e rrezikshme në këtë ndeshje.

Kujtojmë se jo shumë vende prodhojnë sulmues si Uruguai, pasi ndër sulmuesit më të fortë janë Luis Suarez, Darvin Nunez, Diego Forlan si dhe Edinson Cavani.

Kombëtarja e Uruguait do të luajë ndeshjen e radhës më 2 dhjetor kundër kombëtares ganeze.

Ndërsa, kombëtarja e Koresë Jugore ndeshjen e radhës do ta ketë më 2 dhjetor, kundër Portugalisë të Cristiano Ronaldos.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika