Disa kompani të mëdha nafte dhe kompani kryesore tregtare po pezullojnë dërgesat e naftës bruto dhe karburantit përmes Ngushticës së Hormuzit.
“Anijet tona do të qëndrojnë të bllokuara për disa ditë”, tha një drejtues i lartë i një kompanie të madhe tregtare.
20% e furnizimeve globale me energji kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, ashtu si një pjesë e madhe e tregtisë ndërkombëtare.
Lindja e Mesme, dhe veçanërisht vendet e Gjirit, janë sot qendra të rëndësishme të aktivitetit ekonomik, tregjeve financiare, të të gjitha llojeve të investimeve dhe lëvizjes së njerëzve.
Prandaj, sipas analistëve, përshkallëzimi i orëve të fundit mund të ketë implikime të rëndësishme./Euronews.al
