Sulmet ndaj gazetarëve dhe reagimet e krerëve të shtetit

Gazetari Burim Zariqi, ka thënë se statistikat e AGK-së dhe të Policisë së Kosovës tregojnë se ka një rritje të sulmeve ndaj gazetarëve, përfaqësuesve të mediave të Kosovës në përgjithësi

Faton Ismajli, Burim Zariqi, Shkodran Hoti

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Faton Ismajli, i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” në TV Dukagjini, ka thënë se profesioni i gazetarisë në Kosovë nuk është i lehtë për t’u ushtruar, madje edhe gazetarët e dinë këtë fakt ditën kur fillojnë të dalin në teren.

“Është krijuar një ambient jo i mirë i të bërit gazetari nga pushteti që nga paslufta, e sidomos kjo e fundit, ka ndërmarrë fushata të rralla për gazetarët”, ka thënë Ismajli.

Sa i përket komenteve të qytetarëve gjatë rastit të fundit, sipas Ismajlit janë shqetësuese, madje gazetarët i quajnë si gazetarë të Serbisë dhe të Rusisë.

“Rasti i fundit i sulmit ndaj dy gazetareve e shoh në këtë frymë, që është ndërtuar narrativa se gazetarët nuk janë të mirë, krime ndodhin, raste ndodhin, mirëpo nëse e shohim se si sillej sulmuesja ndaj gazetareve ishte e çuditshme, dhe njerëzit e tillë kanë nevojë për edukim”, ka thënë Ismajli.

Ndërsa, Burim Zariqi ka thënë se statistikat e AGK-së dhe të Policisë së Kosovës tregojnë se ka një rritje të sulmeve ndaj gazetarëve, përfaqësuesve të mediave të Kosovës në përgjithësi.

“Gazetarët nuk e kanë sigurinë që ta kryejnë detyrën e tyre, madje përfaqësuesit politikë janë ata që e kanë një gjuhë jo fort të mirë, për të mos e quajtur degraduese ndaj mediave”, ka thënë Zariqi.

Zariqi ka njoftuar se janë 74 raste që AGK-ja ka përmbledhur vetëm në përfundim të vitit 2023, 7 raste në fillim të këtij viti, duke mos përfshirë edhe dy rastet e fundit.

E sa i përket reagimeve nga krerët e shtetit, profesori Ismajli ka thënë se presidentja ka mundur të shpreh të paktën keqardhje, jo të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë. Sipas Ismajlit, pushteti nuk ka qenë shumë miqësor me mediat dhe si presidentja, si kryeministri i kanë lënë shije të keqe.

Gjithashtu, edhe gazetari Shkodran Hoti është shprehur se sjellja e djeshme është manifestim i një qasje të rrezikshme e cila është ndërtuar nga pushtetet, sidomos nga ky i fundit.

Sa i përket reagimeve nga krerët e vendit, Hoti e pëmendi burrin e presidentes dhe disa raste të tjera të ngjashme.

“Duhet të sjellim në vëmendje që bashkëshorti i presidentes është ai, i cili e ka përdorur një gjuhë të ngjashme me komentuesit e rrjeteve sociale që janë militantë dhe njerëz që njihen për linçim dhe gjuhë problematike”, shtoi më tej Hoti.

Tutje, Hoti shtoi se qasja e partive politike është shqetësuese, ndërsa sa i përket individëve që flasin në rrjete sociale, ata janë hallka e fundit në këtë problem edhe pse secili prej tyre do të duhej ta ballafaqonin me drejtësi.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika