Sulmi izraelit shkatërron një ndërtesë në qendër të Bejrutit

Një sulm ajror izraelit shkatërroi një ndërtesë shumëkatëshe në qendër të Bejruti të mërkurën në mëngjes, në një zonë pranë selisë së qeverisë libaneze.

Pamjet treguan një shpërthim në bazën e ndërtesës përpara se e gjithë godina të shembej duke lënë pas një re të madhe pluhuri, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Rreth një orë e gjysmë para sulmit, zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe publikoi një hartë duke identifikuar ndërtesën dhe u bëri thirrje banorëve përreth të largoheshin menjëherë nga zona, duke paralajmëruar se ndërtesa po përdorej nga Hezbollah dhe se ushtria do ta kishte në shënjestër.

Izraeli ka shtuar sulmet ajrore në gjithë Libani ditët e fundit, duke lëshuar urdhra të gjerë evakuimi në mbarë vendin. Mbi 1 milion njerëz janë zhvendosur që nga fillimi i konfliktit të fundit, me shumë familje që flenë jashtë ose në strehime të improvizuara në rrugët e Bejrutit.

Të fundit nga rubrika