Sulmi me dron në bazën e bombarduesve rusë la tre të vrarë

Baza ajrore Engels është përdorur vazhdimisht nga Rusia për të kryer sulme me raketa në objektiva të ndryshëm në Ukrainë

Baza ajrore Engels është përdorur vazhdimisht nga Rusia për të kryer sulme me raketa në objektiva të ndryshëm në Ukrainë. Foto: BBC

Një sulm ukrainas me dron në bazën bombarduese Engels në Rusinë jugore, ka lënë të vdekur tre persona, thotë Moska.

Mbrojtja ajrore thuhet se rrëzoi dronin, por rënia e mbeturinave shkaktoi viktima në sulmin gjatë natës.

Rusia akuzon Ukrainën për kryerjen e një sulmi të ngjashëm në aeroport, shtëpia e bombarduesve strategjikë, më 5 dhjetor. Baza shtrihet rreth 500 km në veri-lindje të kufirit me Ukrainën, raporton BBC.

Ushtria ukrainase nuk ka komentuar zyrtarisht për këto sulme.

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se mbrojtja ajrore e saj rrëzoi dronin ukrainas që fluturonte në lartësi të ulët rreth orës 01:35 me orën lokale të hënën.

Tre ushtarakë rusë vdiqën nga plagët e shkaktuara nga mbeturinat e dronit, shton ai.

Më herët, përdoruesit e rrjeteve sociale postuan video ku dëgjohen tinguj si shpërthime dhe sirena ajrore në aeroportin Engels.

Guvernatori i rajonit të Saratov tha se nuk kishte “asnjë kërcënim për banorët” e vetë qytetit të Engels.

Në sulmin e mëparshëm të raportuar më 5 dhjetor në aeroport dhe një bazë tjetër ajrore në rajonin Ryazan, tre ushtarakë u vranë gjithashtu nga mbeturinat e një droni të rrëzuar ukrainas, tha Moska në atë kohë. Dy avionë janë dëmtuar lehtë.

Ushtria ukrainase nuk bëri asnjë koment për sulmet e raportuara.

Baza ajrore Engels është përdorur në mënyrë të përsëritur nga Rusia, për të kryer sulme me raketa në objektiva të ndryshëm në Ukrainë, qëkur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë më 24 shkurt.

Kremlini e ka akuzuar Ukrainën se ka sulmuar territorin e saj më parë, por sulmet e supozuara në dhjetor janë më të thella në Rusi sesa ato të mëparshme.

Një numër i ekspertëve ushtarakë në Ukrainë dhe Perëndim i kanë përshkruar sulmet e raportuara si të turpshme për ushtrinë ruse.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika