Sulmi në Banjskë temë diskutimi në takimin e Kurtit me senatorët amerikanë

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego.

Në këtë takim, kryeministri shoqërohej nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kurti shprehu mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar si aleatin kryesor të Kosovës, ndërsa nënvizoi arritjet e vendit në forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik.

Gjatë bisedës u trajtua edhe orientimi euro-atlantik i Kosovës, përfshirë përkushtimin për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Sa i përket dialogut me Serbinë, kryeministri theksoi domosdoshmërinë e dorëzimit të Milan Radoičić për t’u përballur me drejtësinë në Kosovë lidhur me sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë. Ai gjithashtu përmendi nevojën për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike dhe për tërheqjen e letrës së ish-kryeministres serbe Ana Brnabić, në të cilën vihet në pikëpyetje respektimi i integritetit territorial të Kosovës.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika