Sulmi në xhaminë e Kabulit: “Me frikë për shumë viktima”

Shpërthimi mendohet të ketë ndodhur gjatë lutjeve të mbrëmjes, megjithëse shifrat nuk dihen ende. Ndërsa sipas raportimeve imami i xhamisë Siddiqi ka qenë në mesin e të vdekurve

Ilustrim

Një shpërthim i madh ka goditur një xhami në kryeqytetin afgan Kabul.

Shpërthimi mendohet të ketë ndodhur gjatë lutjeve të mbrëmjes, me frikë për shumë viktima, megjithëse shifrat nuk janë bërë të ditura.

Khalid Zadran, zëdhënësi i policisë së Talibanëve në Kabul, ka thënë se kishte pasur një shpërthim në veriperëndim të qytetit.

Ndërsa sipas raportimeve imami i xhamisë Siddiqi ishte në mesin e të vdekurve.

Ndërkohë ende është e paqartë se kush qëndron pas sulmit, i cili ka ndodhur vetëm një javë pasi një klerik i njohur pro-Taliban është vrarë në një shpërthim vetëvrasës me bombë, në Kabul.

Ndërkaq, grupi Shteti Islamik kishte marrë përgjegjësinë për sulmin e mëparshëm, raporton BBC.

Forcat e sigurisë gjithashtu kanë mbërritur në vendngjarje, në një lagje veriore të Kabulit, ka shtuar zëdhënësi.

Ndërsa Spitali Emergjent i Kabulit në një njoftim në Twitter ka thënë se kishin marrë 27 persona të plagosur në shpërthim.

“Pesë fëmijë ishin në mesin e tyre, duke përfshirë një shtatëvjeçar”, ka shtuar ai.

Një zyrtar i inteligjencës talebane ka thënë se deri në 35 persona mund të jenë plagosur ose vrarë dhe numri mund të rritet akoma.

Kurse, dëshmitarët kanë thënë se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm i cili kishte thyer xhamat e ndërtesave aty pranë.

Zyrtari, i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka theksuar se shpërthimi ka ndodhur në një xhami mes besimtarëve në zonën Khair Khana të Kabulit.

Ndërkaq, ekipet e inteligjencës gjithashtu kanë qenë në vendin e shpërthimit si dhe hetimet janë duke vazhduar në lidhje me sulmin, kanë shtuar ata.

Një zëdhënës i talebanëve ka thënë se e dënon ashpër sulmin.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika