Këtë të shtune është sulmuar fizikisht një 23-vjeçare nga një burrë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se nga rruga Bill Klinton në Prishtinë, një person është transportuar për trajtim mjekësor në QKUK. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje”, ka thënë Flora Ahmeti.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës ka shtuar se “bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast dyshohet se pas një sulmi fizik, nga një person i dyshuar, është lënduar një person (femër 23 vjeç)”.
“E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si lëndim trupor”, ka theksuar tutje Ahmeti