Sulmuan dhe tentuan ta vrisnin një burrë- një i dyshuar arrestohet, dy të tjerë në kërkim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur të enjten në komunën e Obiliqit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, gjersa Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar. Ndërkaq, dy të dyshuar të tjerë janë akoma në kërkim

Foto ilustrim

Është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti, së bashku me dy të dyshuar të tjerë, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë një burrë, të enjten në Obiliq.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se të dy të dyshuarit të përfshirë gjenden në arrati. Ndërkaq, viktima ka pranuar tretman mjekësor për plagët e marra.

“Rr. Hasan Prishtina , Obiliq 05.01.2023 – 19:52. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se së bashku me dy të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim policor, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë, viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar  lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor, e më pas është liruar”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika