Supë me roshnica

Recetë e shijshme dhe e lehtë për t'u përgatitur

Supa me roshnica është një gatim i përshtatshëm për të gjitha vaktet, “agroweb” e sjellë këtë recetë.

Përbërësit

200g roshnica

Gjysmë pule

1 karotë

1 spec

1 degë selinoje

Lëngu i një kokrre limoni

Dy lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Piper i zi

Ilustrim

Përgatitja

Në një tas hidhni gjashtë lugë miell dhe pak kripë, përzieni me dy të verdha vezësh dhe shtojini tek mielli, pastaj përzjejini miellin me vezët. Bëjeni këtë proces derisa i gjithë mielli të shndërrohet në kokrriza të vogla dhe më pas, vendosini roshnicat në një tavë që të pushojnë për 20 minuta.

Ndërkohë vazhdoni me përgatitjen e recetës duke vënë mishin e pulës që të ziejë dhe kur mishi i pulës të jetë zbutur hiqeni nga tenxherja dhe vendoseni në një pjatë. Pastaj, hidhni perimet për të zierë, duke i spërkatur me pak kripë.

Hidhni gjithashtu edhe vajin e ullirit që nevojitet dhe lërini të ziejnë. Nga ana tjetër, filloni të ndani në fije mishin e pulës dhe shtojeni përsëri në tenxhere. Shtoni piperin e zi sipas dëshirës dhe lëreni të ziejë në zjarr të ngadaltë.

Herë pas here përziejeni supën, kështu roshnicat nuk do të bien në fund të tenxheres dhe të ngjiten. Nëse dëshironi mund t’i shtoni edhe pak qumësht për ta trashur lëngun e supës pak më shumë. Kur supa të jetë zierë mjaftueshëm, largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak e më pas shërbejeni duke spërkatur me majdanoz ose pak gjalpë të shkrirë.

Ju bëftë mirë!

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika