Superkupa e Kosovës në Prishtinë

Superkupa e Kosovës në basketboll, që organizohet në formë turneu ku marrin pjesë tetë ekipet e Superligës, është vendosur të organizohet në Prishtinë, përkatësisht në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve

Prishtina do të jetë nikoqiri i organizimit të Superkupës së Kosovës në Basketboll, njofton FBK-ja.

Federata e Basketbollit të Kosovës para pak çastesh ka zyrtarizuar vendimin e Bordit, ndërsa aty janë saktësuar edhe datat e mbajtjes së turneut të Superkupës që janë prej 7 deri më 11 dhjetor 2022, përcjell Portali Dukagjini.

“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 21.11.2022 e ka shqyrtuar ofertën e KB Sigal Prishtina për organizimin e Superkupës së Kosovës në datat 07-11 Dhjetor 2022 në Prishtinë dhe njëherësh e ka miratuar këtë ofertë, si dhe e ka udhëzuar KB Sigal Prishtina që të fillojë përgatitjet për këtë event madhështor, konform Udhëzuesit për Organizimin e Superkupës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e nënshkruar nga Arben Fetahu.

Njoftimi zyrtar i FBK-së

 

 

 

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika