Supremja për paraburgimin e policit nga Gjakova të dyshuar për dhunim: Shkelje procedurale, pa prova dhe arsye konkrete

Gjykata Supreme ka vendosur ta kthejë këtë çështje në pikën zero sa i përket masës së paraburgimit

Gjykata Supreme e Kosovës

Policit nga Gjakova E.S, i dyshuar për dhunimin e një të miture, i ishte caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata e Gjakovës më 28 nëntor të këtij viti. Ndaj këtij vendimi kishte parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit avokati i të dyshuarit, Meshari Selimaj. Edhe Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar vendimin për paraburgim për klientin e tij.

Avokati i është drejtuar edhe Gjykatës Supreme, duke kërkuar heqjen e paraburgimit dhe caktimin e një mase më të lehtë. Supremja e ka aprovuar kërkesën e avokatit.

Ajo ka vlerësuar se caktimi i kësaj mase është shoqëruar me shkelje esenciale të procedurës penale, e pa prova e arsye konkrete që do arsyetonin rrezikun e përsëritjes së veprës penale, ndikimit në dëshmitarë dhe rrezikut të ikjes. Këto kushte ligjore, Supremja ka vlerësuar se nuk janë arsyetuar mjaftueshëm nga dy instancat më të ulëta.

Gjykata e Gjakovës kishte vendosur më 28 nëntor të këtij viti se E.S. duhet të mbahet në paraburgim. Këtë vendim e ka vërtetuar edhe Apeli, Departamenti për Krime të Rënda më 5 dhjetor.

Kolegji i Apelit, i cili e vërtetoi vendimin e shkallës së parë përbëhet nga Beqir Kalludra kryetar, dhe anëtarë Hashim Çollaku dhe Xhevdet Abazi. Siç shkruan Kallxo.com Gjykata Supreme ka vendosur ta kthejë këtë çështje në pikën zero sa i përket masës së paraburgimit.

“Me miratimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtësit  të të pandehurit E.S, anulohen aktvendimi i Gjykatës Themelore…dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit… dhe çështja i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rivendosje” – thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme, i marrë nga gjyqtarët Mejreme Memaj kryetare dhe anëtarët Afrim Shala dhe Agim Maliqi.

Sipas kësaj dosjeje, i pandehuri do të mbetet në paraburgim derisa të vendosë shkalla e parë me vendim të ri.

Gjatë ditës së nesërme pritet që të vendoset prapë për këtë çështje nga Gjykata e Gjakovës.

Gjykata Supreme ka udhëzuar shkallën e parë që t’i evitojë shkeljet e theksuara dhe në arsyetim duhet të japë arsye konkrete, për dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, përshkrimin e provave konkrete që mbështesin kushtet ligjore.

Kjo Gjykatë në aktgjykimin e saj ka vlerësuar se nuk mjafton vetëm përshkrimi i dispozitës ligjore pa i elaboruar faktet dhe arsyet konkrete e specifike që mbështesin rreziqet e lartpërmendura.

Kallëzimi penal kundër policit E.S. ishte paraqitur nga Inspektorati Policor i Kosovës.

 

 

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika