Supremja shfuqizon kufizimin kohor për njohjen e kualifikimeve arsimore në pensione

Gjykata Supreme

Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshëm kufizimin kohor për njohjen e kualifikimeve arsimore në pensionet kontribut-paguese, duke e konsideruar atë në kundërshtim me ligjin dhe parimet themelore të rendit juridik.

Vendimi është marrë në kuadër të një konflikti administrativ, ku paditësi Sh.S. kishte kontestuar Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), përkatësisht Departamentin e Pensioneve.

Me aktgjykimin e saj, Gjykata ka aprovuar kërkesëpadinë dhe ka shfuqizuar paragrafin 5 të nenit 5 të Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2015.

Dispozita e shfuqizuar parashihte që dëshmitë për kualifikim arsimor të njiheshin vetëm nëse ishin fituar para datës 1 janar 1991. Sipas Gjykatës Supreme, ky kufizim nuk ka bazë ligjore dhe përbën tejkalim të autorizimeve të përcaktuara me ligj, pasi e drejta në pension lidhet me pagesën e kontributeve dhe përmbushjen e kushteve ligjore, jo me kohën e fitimit të arsimit.

Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se një kufizim i tillë është arbitrar dhe joproporcional, pasi përjashton në mënyrë të padrejtë një kategori të pensionistëve që kanë përmbushur kushtet ligjore vetëm për shkak të periudhës kur kanë fituar kualifikimin arsimor.

Në arsyetimin e saj, Gjykata thekson se kjo dispozitë cenon parimin e barazisë para ligjit dhe sigurinë juridike, duke krijuar dallime të pajustifikuara mes pensionistëve në rrethana të njëjta. Si e tillë, ajo është në kundërshtim me Ligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti dhe me parimet themelore të sistemit juridik në vend.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika