Suspendohen 7 punonjës të Spitalit të Pejës për rastin e foshnjës së vdekur që u fut në rrobalarëse

Shtatë punonjës të Spitalit të përgjithshëm të Pejës, janë suspenduar për shkak të rastit tronditës të një foshnje të vdekur e cila ishte futur në rrobalarëse

Pas raportimeve se një foshnje e pajetë ishte futur në rrobalarëse, Spitali i Pejës ka dalë me një reagim ku e ka konfirmuar rastin në fjalë.

Në njoftimin thuhet se foshnja nga gruaja shtatzënë është diagnostifikuar si fryt i vdekur nga ana e mjekut kujdestar dhe “si rrjedhojë ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetusi nxirret me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit”.

Rasti, siç është thënë në njoftim, nuk është duke u hetuar për ndërhyrjen kirurgjike as për përkujdesje shëndetësore, por për mënyrën se si është ruajtur fetusi i vdekur.

“Duhet theksuar se hetimet nuk janë duke u bërë për ndërhyrjen kirurgjike apo përkujdesjen tjetër shëndetësore, por lidhur me mënyrën se si është bërë ruajtja e fetuesit të vdekur, dhe tërë atë që ka ndodhur deri në dorëzim e fetusit të vdekur te familjarët”, thuhet në njoftim.

Foshnja e vdekur futet në rrobalarëse, Prokuroria e Pejës nis hetimet

Si pasojë e këtij rasti, janë suspenduar shtatë punonjës të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, në mënyrë që hetimet të mos pengohen.

“Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast, deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në njoftim thuhet se qytetarët do të njoftohen për detajet e ngjarjes dhe për masat që do të merren, të cilat janë të parapara me ligj.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika