Suspendohet një zyrtar policor për kontrabandim me mallra përmes pikës kufitare Qafë Prush

IPK ka njoftuar se ka suspenduar një zyrtar policor, i cili dyshohet për kontrabandë të mallrave në vlerë prej 4 mijë eurosh. Po ashtu, IPK ka rekomanduar suspendimin edhe të një udhëheqësi të ndërrimit të policisë kufitare

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar një zyrtar policor, i cili dyshohet për kontrabandë të mallrave në vlerë prej 4 mijë eurosh. Po ashtu, IPK ka rekomanduar suspendimin edhe të një udhëheqësi të ndërrimit të policisë kufitare.

IPK-ja përmes një komunikate për media thotë se dy ditë më parë hetuesit kanë pranuar informacione nga Policia e Kosovës për një rast të dyshuar për kontrabandë të mallit ku dyshohej se ishte përfshirë një zyrtar policor.

Zyrtari policor dyshohet se ka kontrabanduar mall në vlerë prej mbi 4 mijë euro duke vozitur veturë private.

“Hetuesit e IPK menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarre veprime paraprake hetimore në konsultim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë. Pas ndërmarrjes dhe veprime paraprake, hetuesit e IPK-së kanë gjetur se zyrtari policor (me detyrë në Njësitin Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë) ka kontrabanduar mall përmes pikës kufitare Qafë Prush në vlerë prej mbi 4000 euro (kamera, alarme dhe mjete tjera për internet) duke vozitur dhe përdorur një veturë private. Hetuesit e IPK-së kanë intervistuar disa dëshmitarë dhe të dyshuarin (zyrtarin policor) dhe në konsultim me Prokurorinë kane iniciuar rastin “Kontrabandim me mallra”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika