Suspendohet profesori Bekim Bejta

Senati i Universitetit të Prishtinës ka vendosur që ta suspendojë profesorin Bekim Bejta nga procesi mësimor dhe të gjitha aktivitetet akademike në UP

Senati i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim të mërkurën që ta përjashtojë profesorin e Fakultetit të Filologjisë Bekim Bejta, nga procesi mësimor dhe nga të gjitha aktivitetet akademike në UP.

Lajmi është bërë i ditur nga Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë, ku thuhet se vendimi është marrë pas shkeljeve të vazhdueshme disiplinore të denoncuara nga studentët.

“Senati largon përkohësisht nga puna profesorin Bekim Bejta ku sipas fakteve dhe denoncimeve ai pritet te përjashtohet përfundimisht se shpejti”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Tutje, thuhet se menaxhmenti i Fakultetit të Filologjisë dhe Këshilli i Profesorëve kanë qenë indiferent ndaj shqetësimeve për gjuhën kërcënuese e deri në kanosje fizike të profesorit Bejta ndaj studentëve dhe personelit.

“Menaxhmenti i Fakultetit të Filologjisë dhe Këshilli i Profesorëve, që kanë qenë indiferent ndaj shqetësimeve për gjuhen kërcënuese e deri në kanosje fizike te profesorit Bejta ndaj studenteve dhe personelit, tani kanë rastin e fundit për reflektim. Për këtë do të përkujdesen përfaqësuesit e studentëve në krye me Këshillin Studentor, si garancia më e madhe dhe korrekte”.

Bejta është akuzuar nga studentët për kërcënim, shantazh e ushtrim të dhunës psikologjike. E javën e kaluar në media është publikuar një audioincizim, në të cilin dëgjohet ai duke iu drejtuar një studenteje në gjuhë denigruese.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika