Sveçla e Haxhiu shkojnë te vila e sekuestruar e Radojçiqit në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë vizituar të premten vilën e Milan Radojçiqit, e sekuestruar nga Policia e Kosovës, pas fillimit të zbatimit të urdhrit ndalues për pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, këtë të premte ka shkuar në vilën e Milan Radojçiqit, tashmë të sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Po ashtu, pas mbërritjes së Sveçles atje, atij i është bashkuar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë për mediat se Policia tashmë ka vendosur kamera sigurie dhe është e pranishme në këtë vilë.

Siç raporton ekipi i TV Dukagjini në terren, Policia ka vazhduar aksionin e saj në pronat e Radojçiqit në veri të vendit, duke vendosur kamera të sigurisë në lokalin e tij në Mitrovicën Veriore.

Kujtojmë se vitin e kaluar, ministri Sveçla kishte bërë kërkesë që prona e Radojçiqit të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës.

Sipas Sveçlës, vila e Radojçiqit duhet t’i kalojë në shfrytëzim Policisë së Kosovës si bazë e Policisë.

Lexo edhe: Vila e Radojçiqit, “një hap drejt sigurisë më të fortë në zonën kufitare”

Ai kishte theksuar se prona ku është ndërtuar vila është pronë e Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Më 3 prill zyrtarët e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, kanë nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska.

Nis zbatimi i Urdhrit Ndalues lidhur me pasuritë e paluajtshme të Radojçiqit në veri

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka bërë të ditur se po atë ditë ka filluar edhe identifikimi i pasurive, duke përfshirë edhe vilën e Milan Radojiçiqit.

 Haxhiu publikon listën e pasurisë së konfiskuar të Radojçiqit

Ministrja Haxhiu gjithashtu ka publikuar dokumentet e listave të pasurive të konfiskuara dhe të sekuestruara të Radojçiqit, i cili, siç ka thënë ajo, është bërë milioner duke përdorur frikën, kërcënimet dhe shantazhet ndaj qytetarëve të komunitetit serb.

E kjo epokë, sipas saj, ka marrë fund dhe ka ardhur koha që qytetarët të jetojnë pa frikë, ndërsa kriminelët të ndëshkohen.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika