Sveçla në 25-vjetorin e Epopesë: Familja Jashari trasoi rrugën nga e cila nuk mund dhe nuk duhet të devijojmë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari, duke thënë se "tre brezat e flijuar të familjes Jashari janë shtylla më e fuqishme e lirisë sonë"

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përkujtuar rënien heroike të familjes Jashari në 25-vjetorin e Epopesë.

“Në mëngjesin e 5 marsit të vitit 1998 familja e lavdishme Jashari në Prekaz u rrethua nga forca të shumta ushtarake të ushtrisë serbe. Kjo nuk ishte hera e parë e rrethimit të tyre. Angazhimi i tyre ishte fakt i papranueshëm për agresorin serb. Por kjo ishte hera e fundit, sepse këtu nisi kthesa historike e luftës sonë që Serbia gjenocidale nuk e pati menduar. Nisi lufta e madhe për çlirim”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka thënë se “Serbia me mjetet e saj të rënda të luftës shkoi kundër synimit të vet. Madhështia e saj përmes armëve u sfidua nga madhështia e rezistencës së familjes Jashari. E këtu zuri vend frymëzimi e vullneti i mbarë popullit tonë për një luftë të re”.

Ministri Sveçla ka shtuar se familja Jashari ka trasuar rrugën të cilën, sipas tij “nuk mund dhe nuk duhet të devijojmë”, duke theksuar se rezistenca dhe sakrifica e tyre për liri janë “udhërrëfyesi më i qartë për ne në punën për Republikën”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika