Sveçla ngushëllon popullin turk: Lutemi të jetë rasti i fundit që na trondit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për sulmin e së dielës në sheshin Taksim, shpreson që ky rast të jetë i fundit që trondit Turqinë dhe të gjitha vende te tjera

Ministçr i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla





Ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, shpreson në zbardhjen sa më të shpejtë të të gjitha rrethanave që çuan në ngjarjen e kobshme në Stamboll.

Për sulmin e së dielës në sheshin Taksim, ku mbetën të vdekur gjashtë persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, Sveçla përmes një postimi në Facebook shpreson që ky rast të jetë i fundit që trondit Turqinë dhe të gjitha vende te tjera.

“Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me të gjithë popullin turk, me institucionet atje e në veçanti me familjarët e viktimave. Të gjithë të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Lutemi që të jetë rasti i fundit që ka tronditur popullin turk dhe të gjithë ne. Shpresojmë në zbardhjen sa më të shpejtë të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje të kobshme”, ka shkruar Sveçla.

Ndryshe, Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, lidhur me shpërthimin i cili ndodhi në Taksim të Stambollit, si pasojë e të cilit, mbetën të vrarë gjashtë persona dhe u plagosën 53 të tjerë, ka thënë se mund të jetë akt terrorist.

Siç shkruan “Anadolu”, vëzhgimet e para tregojnë se një grua ka pasur rol në shpërthim.

Erdogan ka thënë se të gjithë autorët do të identifikohen. Këto deklarime, kreu i shtetit turk i bëri gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e G-20.

“Pas sulmit të pabesë, në vendngjarje shkoi personeli ynë i sigurisë dhe të plagosurit u dërguan në spitalet përreth. Përpjekjet për të pushtuar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit, nuk do të arrijnë qëllimin e tyre. Janë 6 të vdekur, 4 prej të cilëve, në vendin e krimit dhe 2 në spital dhe 53 të lënduar”, është shprehur Erdogan.

“Përveç kësaj, shifrat pritet të ndryshojnë me kalimin e orëve. Do të ishte gabim nëse themi se ky është me siguri terrorizëm, por zhvillimet e para, informacioni që na përcolli guvernatori i parë, këtu ka dyshime se ishte sulm terrorist. Kjo për shkak të lëvizjeve dhe përcaktimet e para për një grua si e dyshuar për këtë sulm po vazhdojnë”, ka thënë ai.

Sipas Erdogan, hetimet si për shefin e policisë së Stambollit, ashtu edhe për guvernatorin dhe për kamerat atje vazhdojnë.

“Më pas do të marrim vendimin tonë përfundimtar”, përfundoi ai.

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vrarë, kurse 53 të tjerë kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi në Stamboll, i cili ndodhi të dielën e 13 nëntorit.

 

 

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika