Sveçla: Njësia speciale intervenuese FIT nuk do të largohet nga Policia e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se njësia speciale intervenuese FIT nuk do të largohet nga Policia e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për raportimet se pjesëtarët e njësisë speciale intervenuese FIT mund të largohen nga Policia e Kosovës, ka thënë se kjo nuk qëndron.

“Nuk qëndrojnë fare këto se njësia speciale intervenuese do ta lëshojë Policinë e Kosovës. Unë besoj që secili në jetën e përditshme individualisht kërkojmë për diçka më shumë, kërkojmë diçka më mirë dhe kjo është e drejtë e të gjithëve, por nuk asnjë indikacion për asnjë individ e mos të themi njësi që të lëshojë Policinë e Kosovës”, ka thënë Sveçla në “60 minuta” në KTV.

Sveçla ka thënë se si shtet janë duke e mbështetur maksimalisht Policinë e Kosovës.

“Ne si shtet jemi duke e mbështetur maksimalisht Policinë e Kosovës qoftë me paisje, qoftë me trajnime të nevojshme, qoftë me pagesat e nevojshme”, ka thënë ministri i Brendshëm.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika