Sveçla për aksionin antidrogë: Bashkëpronar i laboratorit të shkatërruar është personi që sulmoi Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kriminelët ende po mendojnë se mund të vazhdojnë me shkeljen e ligjit dhe kundërligjshëm të pasurohen në kurriz të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve. Sipas tij, këto janë strukturat kriminale që po i mbrojnë zellshëm Vuçiq e Petkoviq

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Pas aksionit antidrogë në Mitrovicë, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se bashkëpronar i laboratorit tashmë të shkatërruar është personi i cili sulmoi Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës muajin e kaluar, ndërsa njëri nga të arrestuarit në këtë operacion është edhe vëllai i tij.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ministri i këtij dikasteri ka theksuar se pavarësisht angazhimeve të policisë, kriminelët ende po mendojnë se mund të vazhdojnë me shkeljen e ligjit dhe kundërligjshëm të pasurohen në kurriz të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

“Sot Policia e Kosovës në kuadër të detyrave të saj në zbatim të ligjit, ka identifikuar dhe shkatërruar një laborator droge në Mitrovicë të Veriut me ç’rast është arrestuar pronari i këtij laboratori. Bashkëpronar i laboratorit tashmë të shkatërruar është personi i cili sulmoi Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës muajin e kaluar, ndërsa njëri nga të arrestuarit në këtë operacion është edhe vëllai i tij. Çdo tentativë e Serbisë që përmes bandave kriminale të destabilizojë Kosovën është e kotë dhe e dështuar”, shkroi ai.

Sveçla ka potencuar se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar maksimalisht që, jo vetëm me institucionet e sigurisë, por edhe me gjithë shoqërinë të luftojë çdo fenomen negativ dhe të forcojë shtetin e ligjin.

Policia e Kosovës ka njoftuar të dielën se është duke zhvilluar një aksion antidrogë në Mitrovicë, konkretisht në rajonin verior të kësaj komune.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në vazhdën e luftës për parandalimin dhe luftimin e rasteve të abuzimit me substanca narkotike, pas hetimeve intensive sot më 12 shkurt të vitit 2023, në rajonin e Mitrovicës veri, është duke realizuar një operacion policor antidrogë, me mbështetjen edhe të njësive tjera relevante policore”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rezultatet apo detajet e operacionit antidrogë do të publikohen me kohë pas marrjes së raporteve apo informacioneve nga njësitet në terren.

Gjithashtu, në komunikatë thuhet se Policia e Kosovës në fushën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të trafikimit me narkotikë, edhe gjatë vitit të kaluar ka ndërmarrë disa operacione të suksesshme policore, ku sipas tyre, janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike, janë zbuluar laboratorë droge, janë arrestuar numër i madh i personave të dyshuar, si dhe janë shpartalluar grupe të ndryshme kriminale në mbarë vendin.

Policia me aksion antidrogë në veri të Mitrovicës

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika