Sveçla për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri: Veprimet kundër krimit të organizuar duhet të jenë të menduara mirë dhe të vendosura

Të dielën e 17 korrikut, pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi nga një kamioni, i cili dyshohej për kontrabandim mallrash. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se hezitimi për të vepruar i organeve të drejtësisë, përkthehet automatikisht në fuqizim të kriminelëve, dhe rritje të vetëbesimit te ta

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një postim në Facebook ka shkruar se kur organet e rendit ndërmarrin veprime kundër krimit të organizuar, ky veprim duhet të jetë i menduar mirë dhe i vendosur.

“Kohët e fundit, Policia e Kosovës, në çdo orë të ditës e të natës, ka qenë në krye të detyrës për sigurimin e rendit dhe luftën ndaj kontrabandës. Për ta kryer detyrimin, policëve tanë u duhet të rrezikojnë edhe jetën. Në rastin e natës së shkuar, pas sulmit të kryer prej kontrabandistëve mbi patrullën e policisë, policët tanë e kryen më së miri operacionin. Të dy kontrabanduesit u ndaluan”, ka shkruar Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme ka shtuar se zyrtarët policorë i kanë kërkuar Prokurorisë Speciale të marrë në hetim ngjarjen, por edhe pas këmbënguljes së tyre, Prokuroria nuk u përgjigj pozitivisht. Ndërkohë, prokurorja e Prokurorisë Themelore e liroi menjëherë njërin prej kontrabandistëve sulmues ndaj policisë.

“Hezitimi për të vepruar i organeve të drejtësisë, përkthehet automatikisht në fuqizim të kriminelëve, dhe rritje të vetëbesimit te ta”.

Sveçla ka shtuar se duhet të ndodhë e kundërta, organet e drejtësisë duhet të jenë të vendosura dhe kriminelët të hezitojnë. Kriminelët nuk duhet të mendojnë se mund të sulmojnë policinë e pastaj të hedhin paqe. Organet e shtetit, të rendit dhe të drejtësisë kanë vetëm një qëllim “ta kthejnë rendin dhe sigurinë në normalitet, por jo sulmin ndaj policisë sonë e as thyerjen e rregullave e ligjeve”.

“Kam nderimin maksimal dhe mirënjohjen e lartë për policët që rrezikojnë edhe jetën për të vënë në zbatim ligjet e shtetit të Kosovës. Çdo tentimvrasje ndaj tyre duhet ndëshkuar rreptë dhe shpejt, pa asnjë hezitim e me pjesëmarrjen e të gjithë institucioneve sipas rolit e detyrave”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Të fundit nga rubrika