Sveçla: Përveç në Jarinjë dhe Bërnjak, në pikat e tjera po vazhdon lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në të gjitha pikat kufitare po vazhdon pajisja me dokumentin hyrje-dalje, përveç në Jarinjë e Bërnjak. Ai ka bërë të ditur se deri më tani në këto pika janë lëshuar, gjithsej, 1501 dokumente

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është duke vazhduar lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje në të gjitha pikat kufitare, përvec atyre në Jarinjë dhe Bërnjak.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se deri më tash janë lëshuar 1 mijë e 501 dokumente gjithsej.

May be an image of text

Në Merdar janë, gjithsej, 295 dokumente, në Multivodë 30, te Dheu i Bardhë janë lëshuar 607 dokumente, në Muqibabë 396, Stanqiq 21, Hani i Elezit 31, Vërmicë 63, Kulla Pejë 55 dhe në Qafë Morinë 3.

Ndërkaq, me kërkesën e ambasadorit të ShBA-së, Jeff Hovenier, Qeveria e Kosovës e ka shtyrë vendimin për reciprocitet me targa dhe për dokumente të indentifikimi deri në datën një shtator.

Ndërsa, të hënën janë larguar të gjitha barrikadat e vendosura në pikat kufitare të veriut.

Po ashtu, RTV Dukagjini ka siguruar pamje në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku po vazhdon zbatimi i masës së reciprocitetit për pajisje me dokumentin hyrje-dalje, i cili ka afat vlefshmërie 90 ditë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë vazhdon implementimi i dokumenteve të reciprocitetit (VIDEO)

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika