Sveçla replikë Tahirit: Unë nuk blej allti me para të shtetit

Duke debatuar për statistikat për luftimin e krimit dhe korrupsionit, në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, Sveçla dhe Tahiri , filluan me akuza ndaj njëri-tjetrit

Ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, është përplasur me shefin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Abelard Tahiri.

Duke debatuar për statistikat për luftimin e krimit dhe korrupsionit, Sveçla dhe Tahiri filluan me akuza ndaj njëri-tjetrit.

Ishte ministri Sveçla që tha se ai nuk blen armë zjarri me para të shtetit, sic thotë ai që ka bërë Tahiri sa ka qenë shef i kabinetit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

“2019 ka pasur më shumë arrestime të opozitës se kriminelëve të lartë. Fundi i fundit, asnjë skandal të qeverisë nuk e kemi pasur. Unë nuk blej allti me para të shtetit dhe pastaj mos ta kthej kur e lëshon pozitën”, ka thënë ai.

Por deputeti opozitar, Tahiri ka thënë se ministri Sveçla do të mbahet mend vetëm për nepotizëm.

“Je ministër që do të mbahesh mend për punësimin e motrave, akrabave dhe të rrethit. Ti ma shumë mbahesh mend për familjarizëm se sa për angazhim në fuqizimin e rendit publik. Ky është një problem shumë i madh i yti”, ka thënë ai.

Ndryshe, gjatë ditës seancës së sotme, ka pasur përplasje dhe replika të shumta në lidhje me Fondin e Sigurisë.

Përplasje mes VV-së dhe PDK-së për Fondin e Sigurisë

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika