Sveçla: Siguria në Kosovë sfidohet nga sateliti i Rusisë, Serbia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xelal Sveçla, ka deklaruar se siguria po rrezikohet për shkak të etjeve për luftë, ambicieve për pushtim dhe tendencave për destabilizimin dhe cenimin e paqes. Sipas tij, edhe siguria në Kosovë është sfiduar shumë herë në dy vitet e fundit nga sateliti rus në rajonin tonë, Serbia

Në një ceremoni këtë të enjte nga EULEX-i, u ndanë medaljet për shërbim në Politikën e Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje për njësinë e Policisë së Specializuar Rezervë.

Pjesë e kësaj njësie janë 49 pjesëtarë të Forcës së Xhandarmerisë Evropiane (EUROGENDFORCE) nga Italia, Lituania dhe Franca.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në fjalën e tij në ceremoni, ka theksuar se siguria po rrezikohet për shkak të etjeve për luftë, ambicieve për pushtim e tendencave për destabilizim e minim të paqes.

Ai ka thënë se siguria e Republikës së Kosovës është sfiduar shumë herë në dy vitet e fundit nga sateliti i Rusisë në rajonin tonë, Serbia.

Sipas tij, brenda kësaj periudhe, kemi pasur 112 sulme ndaj pjesëtarëve dhe aseteve të Policisë së Kosovës.

“Këto sfida me të cilat vazhdojmë të ballafaqohemi akoma, kulmuan me kidnapimin e tre zyrtarëve tanë policorë thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, me sulmet brutale ndaj ushtarëve të KFOR-it e me sulmin terrorist të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, rreshter Afrim Bunjaku”, ka deklaruar Sveçla, transmeton RTK.

Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, ka theksuar se misioni i tyre është sigurimi i paanshëm i sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim etnie dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe praktikat më të mira evropiane.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika