Zyba e Pacolli në gjykatë për gazin lotsjellës, Sveçla mungon

Ndonëse ishte dhënë një paralajmërim për urdhërarrest për ata që mungojnë në seancë, megjithatë në sallën e gjyqit ku po mbahet seanca për hedhjen gazit lotsjellës, Xhelal Sveçla nuk ishte prezent.

Në sallë janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe Salih Zyba.

Kujtojmë që në seancën e mbajtur më 31 tetor, gjyqtari Sabit Sadikaj pati paralajmëruar se kushdo që do të mungojë në seancë, ndaj tij do të lëshohet urdhërarrest, me kërkesë eventuale për paraburgim.

“Secila palë që mungon, ndaj asaj pale të lëshohet urdhërarrest dhe kërkesë për caktim të masës së paraburgimit eventual”, pati thënë gjyqtari Sadikaj.

Pacolli, Zyba së bashku me ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, akuzohen për “hedhje të gazit lotsjellës” në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika