Sveçla: Sulmet e mbrëmshme në veri u kryen nga ish-pjesëtarët e Policisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla





Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se sulmet e kryera mbrëmë në veri dhe në komunën e Zubin Potokut, janë kryer nga ish-pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Sveçla tha se kjo është bërë e ditur në bazë të informatave të policisë dhe inteligjencës së shtetit.

“Kemi të dhënat e para nga tereni, nga policia dhe inteligjenca që na thonë se një pjesë e kriminelëve vijnë nga radhët e ish-pjesëtarëve të policisë së Kosovës. Edhe njëherë u dëshmua që konflikti nuk është mes dy etnive por është qytetarët dhe nga ana tjetër bandat kriminale ekstremiste. Pavarësisht kërcënimeve, qytetarëve të Kosovës që jetojnë atje nuk dolën t’i mbështesnin ata”, ka thënë ai.

“Policia e Kosovës po bënë hetime intensive me Prokurorinë Speciale. Siç thash më herët, kemi burimet e informacionit të cilat janë duke u verifikuar për më shumë se prej një kanali, janë duke u mbledhur dëshmitë, qoftë filmimet ose dëshmitarë okularë, për këto aktivitete dhe për këta persona të cilët kanë qenë pjesë e kësaj veprimtarie terroriste. Sipas disa informatave  që ne i kemi, disa nga pjesëtarë të këtyre grupeve janë edhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, ka vijuar ai.

Autoritetet e Kosovës kishin njoftuar më 7 nëntor se 578 zyrtarë policorë zyrtarë policorë nga radhët e komunitetit serb në veri të Kosovës, kanë dorëzuar dorëheqjet.

Më 1 dhjetor, Policia e Kosovës ka njoftuar se 80 zyrtarëve policorë u është pranuar dorëheqja dhe ndaj tyre ka vazhduar procesi i njoftimit dhe lëshimi i vendimit mbi dorëheqjen.

Tutje Sveçla theksoi se sulmet e tilla prokuroria speciale i ka cilësuar si shtytje ndaj veprave terroriste dhe kryerje të veprave terroriste.

“Gjatë këtij sulmi janë përdorur shok-bomba, granata dore dhe armë zjarri. Këtë rast PK me proku8orinë speciale, e ka cilësuar si sulm ndaj rendit kushtetues, shtytje ndaj veprave terroriste, kryereje e veprave teorriste, zjarrvënie dhe mbajtje në kontroll armë të paautorizuara”, u shpreh ai.

Tutje ai tha se këto grupe kriminale janë të mbështetura nga Serbia.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika